"Peshkaqeni" Salillari merr edhe 1.4 miliardë lek nga taksat e shqiptarëve
Një tender i zhvilluar së fundi në drejtorinë e përgjithshmë të rrugëve, e quajtur ndryshe Autoriteti Rrugor Shqiptar në lidhje me ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit është skandali i rradhës, ku institucionet shtetërore përfshihen në shërbim të një kompanie private, e cila sapo ka fituar një tender, duke s’kualifikuar 4 subjekte të tjera të cilat ishin deri në 1.4 miliardë lekë të vjetra më pak se fituesi ose reth 140 milionë lekë të reja.

Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga ARRSH, ku kanë marrë pjesë në garë 7 subjekte dhe fitues është shpallur Salillari i famshëm i qeverisë dhe tenderave të Edi Ramës.

Ndryshe është quajtur shpesh në media si “Peshkaqeni” i tenderave të rrugëve, tashmë duket se Salillari do “kullufisë” edhe 1.4 miliardë lekë më shumë.

Pra, problemi nuk është thjesht se ky subjekt duhet të fitojë ose jo tendera, por sa herë është ky në garë fiton me vlera maksimale.

Në garë ka qenë subjekti 4AM me vlerë 4.2 miliardë, i pasur nga subjekti Curri me 4.23 miliardë. Më tej kemi Construction me 4.93 dhe kompania Vega me 4.4 miliardë lekë.


Por fitues është shpallur Salillari me 5.67. Pra nga oferta e parë më e ulët, deri tek subjekti Salillari diferenca është 140 milionë lekë të reja ose 1.4 miliard lekë më shumë.

Nga taksat e shqiptarëve do të paguhen për një investim për subjektin Salillari që u shpall fitues, kur janë renditur edhe 4 subjekte të tjera, të cilat janë në vlera më të ulëta dhe mund të kurseheshin një shumë e madhe parash për të rindërtuar nja 5 shkolla apo për të ndërtuar nga e para nja 50 shtëpi apo apartamente për të dëmtuarit nga tërmeti apo për të blerë pajisje dhe vaksina për luftën ndaj Covid.

Ndërkohë këto para nuk janë kursyer, por “peshkaqeni” Salillari do të kullufisë 1.4 miliardë lekë më shumë nga taksat e shqiptarëve në një tender skandaloz të ARRSH-së, i cili ka të bëjë me ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit.

Fakti është fakt. Ka 5 subjekte të tjera para Salillarit, por edhe pse kompani me eksperiencë dhe që kanë ndërtuar mjaft vepra infrastrukturore në vend, skualifikohen dhe fitues është “peshkaqeni” që kullufit taksat e shqiptarëve./CNA.al
Shtuar më 05/12/2020, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori