Kush janë 5 “bodyguardët” e Grida Dumës, “zbërthehet” deputetja

Deputetja demokrate, Grida Duma, mori pjesë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një fotografi e saj e shkrepur gjatë protestës, ku Duma shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza, u bë virale në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka sqaruar si qendron e vërteta. Duma ka bërë të ditur me humor se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.

“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua. Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, ka thënë ndër të tjera deputetja.