Pesë të plagosur nga aksidentet në Kukës
Tre aksidente kanë ndodhur në orët e pasdites në Kukës ku për pasojë mbeten të plagosur pesë persona. Në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë mbeten të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre vajzat e njërit prej tyre.

Nga aksidenti i ndodhur në Kolsh është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit e tjerë janë Azem Petku 65 vjeç së bashku me 3 vajzat e tij, si dhe Lek Deda 45-vjeç drejtuesi i mjetit tjetër. Fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.



Shtuar më 23/11/2013, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori