Vdekja e punëtorit italian në impiantin e trajtimit të mbetjeve, nën hetim për vrasje shqiptari (EMRI)

Hipoteza e vrasjes me dashje ka lindur mbi vdekjen e Antonio Masia, punëtorit 53-vjeçar i gjetur i pajetë më 25 korrik 2022 në impiantin e trajtimit të mbetjeve Gesam, në zonën industriale të Truncu Reale, në Sassari.

Prokurori Publik i Sassarit, siç raporton sot gazeta La Nuova Sardegna, ka futur në regjistrin e të dyshuarve për vrasje me dashje një nga kolegët e viktimës, Arben Luri, 48-vjeçarin me origjinë shqiptare.

Sipas hetuesve, Arbeni ka pasur diskutime me Masian për çështje pune, në ditët para vdekjes së punonjësit në Sassari.

Më pas të dy do të kishin pasur një përbaallje, e cila dyshohet se ka rezultuar me fundin tragjik.

Vdekja e Masia fillimisht ishte dyshuar si e natyrshme, e shkaktuar nga një atak në zemër.

Tani hetimet kanë marrë një kthesë të papritur me hipotezën e dytë.

Në kuadër të hetimeve, një tjetër koleg i Masias, Fabio Mario Saba, po hetohet për vrasje nga pakujdesia, fshehje trupi, zjarrvënie e rëndë dhe ndotje mjedisore.

Sipas Prokurorisë Publike, ishte ai që ndezi zjarrin që shkatërroi një pjesë të madhe të uzinës Gesam 12 ditë pas vdekjes së Masias.

Tre persona të tjerë janë regjistruar në regjistrin e të dyshuarve për atë zjarr. Bëhet fjalë për punëtorin Stefano Squintu, menaxherin e Gesam, Innocenzo Mario Giannasi dhe sipërmarrësin Federico Soro, i cili ishte në bisedime për të marrë kompaninë për një shifër rreth 11 milionë euro./Albeu.com/


Shtuar 1.08.2023 15:18