1991-2012, cilët kanë qenë 5 Presidentët shqiptarë? (FOTO LAJM)

Ramiz Alia, 30 prill 1991- 3prill 1992



Ramiz Alia, i fundit i komunistëve


Ramiz Alia ka lindur më 1925 në Shkodër. Ai është diplomuar në shkollën e partisë në Moskë në vitin 1954 dhe është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, që udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1944-1990. Gjatë kësaj periudhe, zoti Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të Partisë së Punës së Shqipërisë, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar. Detyrat më të rëndësishme të tij kanë qenë: sekretar i Parë i KQBRPSH në vitet 1949-1955, ministër i Arsimit dhe Kulturës në vitet 1955-1958, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës për ideologjinë në vitet 1961-1985, deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitet 1982-1990, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë në vitet 1985-1991 dhe kryetar i Këshillit Presidencial në vitin 1991. Pas zgjedhjeve të para shumë partiake në Shqipëri, të zhvilluara më 31 mars 1991, Parlamenti i ri pluralist, i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991, me propozim të PPSH-së, e zgjodhi zotin Ramiz Alia President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 zoti Alia dha dorëheqjen nga posti i Presidentit.
Pas daljes nga burgu Ramiz Alia u tërhoq nga jeta politike. 86 vjeçari ndërron jetë në vitin 2011 pas një sëmundje.
Zgjedhja e Presidentit të ri ka qenë në qendër të diskutimeve të ditëve të fundit në opinionin publik. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur ndryshime kushteteuese sa i përket zgjedhjes së kreut të shtetit. Të fundit kanë qenë ato të vitit 2008 ku zgjedhja e presidentit parashikohet me 5 raunde. Në 3 tre të parat kandidati duhet të marrë 84 vota, ndërsa në dy të tjerat, kryetarit të ri i mjaftojnë edhe 71 vota. Ndërkohë që gjat këtyre viteve në karriken presidenciale janë ulur 5 presidentë.

Po cilat kanë qenë 5 Presidentët shqiptarë?

Shqipëria është njohur me institucionin e Presidentit si institucioni më i lartë i shtetit shqiptar në 1991, kur në Shqipëri kishte ndryshuar krejtësisht sistemi politik.

Në bazë të disa dispozitave kushtetuese, të cilat u miratuan nga Kuvendi i vitit 1991, u vendos shkrirja e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe krijimi i institucionit të Presidentit si institucioni më i lartë shtetëror dhe këtë post për herë të parë e ka drejtuar ish-sekretari i Parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia. Ai është zgjedhur President më 30 prill 1991 me 2/3 e votave të Kuvendit, i cili kishte në përbërjen e tij 250 deputetë. Ramiz Alia e ka mbajtur këtë post për një vit rresh, deri më 3 prill 1992, kur vendi ynë u përfshi në zgjedhje të parakohshme,


Më pas këtë post do ta marrë kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit 1992 la detyrën partiake, për tu ngjitur ne postin më të lartë. Berisha qëndroi në këtë detyre për gati pesë vjet, duke u rizgjedhur sërish si kryetar shteti më 3 shkurt të 1997. Por mandatin e dyte Berisha nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të humbjes së zgjedhjeve të parakohshme te 29 qershorit të vitit 1997.


Pas humbjes së zgjedhjeve të 29 qershorit nga PD-ja dhe fitores së tyre nga spektri i majtë, kjo e fundit i ka propozuar Kuvendit të atëhershëm emrin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Rexhep Meidani, për postin e Presidentit. Me shumicë votash Kuvendi ka votuar më 24 korrik 1997 Rexhep Meidanin për postin e Presidentit, duke e çuar brenda shtatë viteve në tre numrin e krerëve të lartë të shtetit. Rexhep Mejdani e ka mbyllur mandatin e tij pesëvjeçar në korrik të 2002-shit.



Përfundimi i detyrës nga ana e tij shënoi edhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes se presidentit. Këtë herë emri i katërt i kryeshtetarit erdhi pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, duke ngjitur ne këtë detyre ish-gjeneralin Alfred Moisiu. Edhe Moisiu e mbajti mandatin për pesë vjet.

Shqipëria do të njohë presidentin e pestë të saj me 20 korrik 2007, dhe ky post do të merret nga Bamir Topi i cili u votua me 85 vota, 6 prej te cilave nga deputetet socialiste te njohur si mbështetës te Fatos Nanos. Ai pritet të lërë këtë detyrë me 24 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori