Pesë temat që propozon Beogradi për takimin e Nju Jorkut për statusin e Kosovës
Albeu.com
Delegacioni i Serbisë në takimin e mbrëmshëm në Londër me treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës ka propozuar pesë tema për bisedimet direkte me palën shqiptare më 28 shtator në Nju Jork. Tema e parë ka të bëjë me një marrëveshje të përgjithshme ndërkombëtare e cila më vonë do të shndërrohej në zgjidhje kushtetuese për statusin e ardhshëm të Kosovës për një "autonomi substanciale të Kosovës brenda Serbisë", ka thënë anëtari i delegacionit serb Slobodan Samarxhiç.

Tema e dytë ka të bëjë me ndarjen konkrete të kompetencave midis Serbisë dhe Kosovës; e treta janë marrëdhëniet ekonomike të Serbisë dhe Kosovës; e katërta i përket marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës me ato subjekte që nuk kanë statusin e subjektit ndërkombëtar juridik dhe tema e pestë ka të bëjë me praninë e bashkësisë ndërkombëtare nën përkujdesin e KB-së në ndërmjetësimin civil dhe ushtarak kur procesi të zbatohet, tha Samarxhiç për BBC-në.
Shtuar më 20/09/2007, ora 13:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori