Përzgjidhen 10 projektet e biznesit novatorë, finalistë të SUPERGENERATION

Të rinjtë e talentuar të përzgjedhur nëpërmjet programit Super Generation, morën pjesë në ditën e hackathonës të realizuar nga ALBtelecom.

Qëllimi i organizimit të kësaj dite konsiston në ofrimin e mundësisë për të rinjtë pjesëmarrës që të trajnohen nga mentorë e sipërmarrës të suksesshëm, me një eskpertizë të shkëlqyer në fusha të ndryshme dhe mundësinë për të vënë në zbatim këshillat e tyre, duke i nxitur të përmirësojnë akoma edhe më tej idetë e paraqitura në platformën supergeneration.al. Për këtë arsye u mblodhën bashkë me 10 mentorë që punuan për mbështetjen dhe zhvillimin e ideve të tyre.

Tashmë, 10 finalistët do t’i njihni së shpejti përmes një videoje prezantuese në platformën supergeneration.al, ku do të mund t’i votoni për çmimin e publikut, prej 500 eurosh.

Një eksperiencë unike dhe mjaft e vlefshme për të talentet e reja, e cila do të ndikojë fazat e zhvillimit të mëtejshëm të ideve të tyre dhe do të qëndrojë gjatë në memorien e këtyre të rinjve të apasionuar pas teknologjisë.

Me një shpërndarje gjeografike të larmishme aplikantësh nga qytete të ndryshme si: Vlora, Durrësi dhe Librazhdi, përveç Tiranës, kjo platformë ka tërhequr një gamë të gjerë industrish si teknologjia e kriptomonedhave, turizmi, transporti, shëndetësia dhe ofron një adresim mjaft interesant përmes zgjidhjeve më novatore teknologjike të momentit. Tre prej këtyre projekteve dhe start-up-eve do të kalojnë në fazën finale, ku do të prezantohen përpara një jurie VIP, që do të vendosë edhe për çmimin fitues të SuperGeneration. Konkurrimi sapo ka hyrë në fazën e saj më interesante, prandaj na ndiqni.

Për më tepër, SuperGeneration do të vijojë misionin e saj për të mbështetur talentet e reja gjatë gjithë këtij viti.
Shtuar më 08/02/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori