Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir
Beqaj, vizitoi sot Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, me rastin e përurimit të mjediseve dhe infrastrukturës së Shërbimit dhe Sallës së re të Kirurgjisë në këtë institucion.
Ministri
Beqaj, lajmëroi nisjen e funksionimit normal të shërbimit të kirurgjisë në këtë
spital, i cili i hap kështu rrugën shndërrimit të spitalit të mushkërive në një
spital rajonal. Tashmë, ky spitali i mirënjohur i trajtimit të sëmundjeve të mushkërisë, do të ofrojë edhe shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme për një popullsi prej rreth 100 mijë banorësh të kryeqytetit dhe rrethinave, ndërkohë që financimi për këtë shërbim do të realizohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
“Sot, për një pjesë jo të vogël të banorëve të qytetit të Tiranës, fillon funksionimi normal i shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme,” – tha z.
Beqaj, duke i’u përgjigjur interesit të mediave të pranishme.
I pyetur lidhur me mënyrën e shpërndarjes së pacientëve, z.
Beqaj tha se për të ulur mbingarkesën e QSUT-së, klinikat e specialiteteve të Tiranës, ata qytetarë apo banorë që kanë nevojë për kirurgji do t’i përcjellin në këtë
spital.
I pyetur në lidhje me shndërrimin e këtij spitali në
spital rajonal, z.
Beqaj u përgjig se ky është vetëm hapi i parë me shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme.
"Siç e thashë, ne po përfundojmë procedurat e kontraktimit të pajisjeve për reanimacionin e shërbimit të kardiologjisë dhe angiografia, sic jemi shprehur dhe më parë, do të fillojë të ofrohet Brenda pak javësh edhe në këtë
spital. Unë sapo e thashë, kanë filluar procedurat e punësimit të mjekëve dhe infermierëve për këtë shërbim" – tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2014,
ora 15:47