"Personit që qëlloi Ramën me këpuc i masakruan fëmijën" (FOTO LAJM)

Banorët e Astirit, kanë qenë prezent në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kanë rrëfyer dramën që po përjetojnë, për shkak se projekti që synohet të ndërtohet do të prek shtëpiat e tyre.

Një prej banorëve, Lutfi Kastrati, ka shpjeguar se qytetari që goditi kryeministrin ditën e sotme me këpucë, është një punonjës i administratës, të cilit i kanë masakruar fëmijët.

Më pas ai tregoi disa foto ku thotë se babai ka vajtur në spital në datën 15 nëntor për të marrë kartelën e fëmijëve në spital pasi ishte zhdukur.

“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta cuar cështjen në gjykatë.” – tha Kastrati. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori