Personat me aftësi të kufizuara sërish në protesta
Personat me aftësi të kufizuara janë shprehur të vendosur për të kundërshtuar ndryshimet në ligjin që i takon kësaj kategorie duke paralajmëruar një tjetër protestë gjatë ditës së enjte. Kryetari i Këshillit Kombëtar të personave më aftësi të kufizuara, Sinan Tafaj deklaron se protesta e zhvilluar pak ditë më parë nuk pati reflektim tek deputetët duke i detyruar ata të dalin sërish në protesta.

"Nuk do të përjashtohet asnjë lloj qëndrimi, as mosbindja civile, as greva e urisë, as forma të tjera të sakrificave spektakolare, pasi ka shumë njerëz të verbër dhe paraplegjik të cilëve u është mërzitur jeta. Janë të gatshëm të flijohen që të fitojnë grupe të tjera. Por ne këto forma nuk do ti mbështesim dhe do përpiqemi ti parandalojmë. Megjithatë zemërimi ndonjëherë është i papërmbajtshëm", tha Tafaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2012, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori