Personalitetet reagim njëzëri: Të kapen autorët (FOTO-LAJM)

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani shprehet i tronditur për vrasjen e bankierit dhe biznesmenit të njohur Artan Santo.
Nëpërmjet një mesazhi që ka publikuar në faqen zyrtare të “Facebook-ut”, Nishani shkruan: “Mësova me tronditje të madhe, lajmin e rëndë për vrasjen e biznesmenit të njohur, Artan Santo. Një humbje e pamasë për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët, por dhe gjithë shoqërinë tonë.

Kjo dhimbje e madhe e shkaktuar nga dora e zezë e krimit, nuk duhet lënë pa u ndëshkuar. Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të marrin masat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, dhe të dërgojnë para drejtësisë autorët e saj.

Ngushëlloj nga zemra dhe u qëndroj pranë bashkëshortes dhe fëmijëve të Artanit. U prehsh në paqe, miku ynë.”
Bujar Nishani
Personalitet të ndryshme të politikës, ekonomisë dhe artit kanë shprehur sot ngushëllime për familjarët e biznesmenit të vrarë Artan Santo. Njëzëri ata dënojnë krimin që i mori jetën biznesmenit ndërsa i bëjnë thirrje policisë për kapjen e menjëhershme të autorëve.

Ja reagimet e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2014, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori