Terrorizëm në Has, i vihet tritoli digës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në një fshat të Hasit.

Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vendosur një sasi eksplozivi duke shkatërruar saraçineskat kryesore dhe një pjesë betoni të digës së rezervuarit në fshatin Sefoll.

Policia e Hasit bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, në fshatin Sefoll.

Shpërthimi është dëgjuar nga banorët të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit thanë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /Albeu.com/

Shtuar më 10/04/2017, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori