Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, KOKOE: Procesi nis në 108 qendrat e votimit

Ka filluar normalisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar tanimë se janë haput 108 qendrat e votimit në të gjitha degët.

“Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”,” thuhet në njoftimin zyrtar./albeu.com