Persona të maskuar përdhunojnë çiftin në Fier
Një ngjarje e cila ka ndodhur disa ditë më parë po merr një rrjedhë tjetër ditën e sotme, teksa mësohet se janë sulmuar fizikisht dhe përdhunuar një çift të fejuarish në Seman të rrethit të Fierit. Pas këtij akti të rëndë, autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa kanë qënë të armatosur dhe maskuar.

Kjo e ka bërë edhe më të vështirë identifikimin e tyre, ndërsa policia ka nisur nga hetimet. Raportohet se një çift të fejuarish kanë denoncuar sulmin fizik dhe seksual që është bërë ndaj tyre nga disa persona të armatosur.

Të rinjtë kanë rrëfyer në polici se kishin dalë për një shëtitje me makinë në një zonë të Semanit. Ata janë sulmuar nga disa persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës. Mësohet se agresorët i kanë dhunuar fizikisht dhe më pas seksualisht të dy të rinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori