Trupi i Charlie Chaplin u vodh nga varri

Charlie Chaplin është komediani më i famshëm i të gjitha kohërave dhe Instituti Amerikan i Filmit e vendosi atë në vendin e 10-të në listën e 100 aktorëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.

Krahas aktrimit, Chaplin ishte edhe regjisor, skenarist dhe producent, dhe sigurisht që është më i njohur për rolin e tij si një endacak simpatik.

Ai vdiq në ditën e Krishtlindjes 1977, dhe më 1 mars 1978, trupi i tij u vodh nga një varr në një varrezë zvicerane.

Hetimi u ndoq nga e gjithë bota dhe rezultoi se kufoma ishte vjedhur nga Roman Vardas dhe Ganço Ganev, mekanikë polakë dhe bullgarë të makinave, duke dashur të zhvasin para nga e veja e Chaplin, Una O’Neill.

Gjegjësisht, i kanë dërguar një kërkesë në të cilën thuhej se mund ta blejë trupin e burrit të saj për 600 mijë dollarë. Megjithatë, ata nuk prisnin një përgjigje.

Hetimi zgjati pesë javë dhe më në fund dha rezultate. Në një operacion të madh policor, policia arriti të arrestonte dy rrëmbyes dhe të gjente arkivolin me trupin e aktorit, të cilin kriminelët e varrosën në fushë rreth një kilometër e gjysmë larg shtëpisë së familjes së Chaplin në Corsier.

Njëmbëdhjetë javë pas vjedhjes, trupi i Charlie Chaplin u rivarros në një varr pranë liqenit të Gjenevës. Këtë herë, arka u la nën një shtresë të trashë betoni për të parandaluar tentativat e mundshme të përsëritura për grabitje.

Siç doli, grabitësit ishin refugjatë politikë nga Evropa Lindore. Ata u gjykuan për grabitje varri dhe tentativë zhvatjeje kur Vardas mori katër vjet e gjysmë punë të rëndë fizike, ndërsa Ganev 18 muaj. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2022 14:51