Persida Asllani, drejtoresha e re e Bibliotekes Kombetare
Pëlqej
Qeveria vendosi sot lirimin nga detyra te Drejtorit te Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasarit dhe zëvendësimin e tij me Persida Asllanit.

Vendimi i plote i KM:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Persida Asllani emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shtuar më 27/08/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori