Përshëndetje me grusht dhe me maska në fytyrë, Meta takon ambasadorin e ri të OSBE
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco.

Meta ka publikaur një fotot nga takimi në Facebook, teksa shkruan se gjatë takimit ka vlerësuar rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

“Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”, shkruan Meta.
Shtuar më 18/11/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori