Foto e parë familjare e Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj, zbulojnë padashur edhe portretin e vajzës së porsalindur

Disa ditë më parë Eni Koçi përjetoi ndjesinë më të bukur në botë, atë të të bëri nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën, Adea.

Lajmin e ëmbël e bënë me dije vetë çifti në rrjetet e tyre sociale.

Pas fotos së parë ku dukeshin duart e tyre së bashku me atë të të sapolindurës, së fundmi janë bërë publike disa imazhe të reja të Gencit, Enit dhe Adeas së vogël.

Fotot janë realizuar gjatë momentit që Eni dhe vajza e saj kanë lënë spitalin. Adea e vogël duket në një kolltuk, të cilin e mban këngëtari në dorë.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj

Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë.

Faleminderit që ma zbukurove jeten,”-shkroi Eni më herët në postimin e saj në Instagram.