Përse nuk shfaqet coronavirusi në Shqipëri? Mjekët e shpjegojnë me klimën dhe imunitetin
Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Autoritetet Shëndetësore thonë se kanë testuar 50
raste të dyshuara, por që kanë rezultuar negative. Por, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nga Italia fqinje, e cila është kthyer në vatrën e epidemisë për të gjithë Europën na vijnë çdo ditë 18 mijë udhëtarë.
Ka shpjegime që për shkak të kushteve klimatike, pasi ne jemi më ngrohtë, ne kemi shumë mikroorganizma gjatë gjithë vitit dhe kemi një imunitet më të fortë në momentin që shfaqen organizma të reja. Por në fakt nuk është prekur rajoni sepse edhe Greqia dhe Maqedonia nuk kanë shpërthime komunitare por kanë
raste të importuara.
Në fakt nuk rezultojnë të jenë prekur nga Covid-19, sipas burimeve zyrtare përveç Shqipërisë, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Por, të dhënat tregojnë se një pjesë e mirë të prekurve nuk shfaqin
simptoma, ndërkohë që në Kinë raportohet se kanë qarkulluar dy viruse. Njëri tepër agresiv, pra me
simptoma të rënda dhe një tjetër me
simptoma më të lehta, por që kishte probabilitete më të lartë që të përhapej më shumë.
Ekspertët kanë vlerësuar se virusi ka strukturë të ngjashme me atë të HIV AIDS ndaj kundër tij po
përdoren këto medikamente.
“Po
përdoren antiretrovirale dhe së fundmi antimalarike. Këto janë përdorur në Kinë dhe po
përdoren edhe në Itali”, shprehet Andi Korraqi.
Në vendin tonë ka dyshime se virusi nuk kapet pasi në testojmë shumë pak
raste. Janë testuar gjithsej 50
raste, ndërkohë testohen vetëm ata të cilët vijnë nga vendet e prekura dhe shfaqin
simptoma në pikat tona kufitare.
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë dyshimet se në laborator testohen pak
raste për shkak të mungesës së kiteve. Ata thonë se ka kite mjaftueshëm për çdo skenar të mundshëm./TCH
Shtuar më 05/03/2020,
ora 22:01