Pėrse iku Naēo dhe erdhi Tavo nė qeveri?
Ilir Meta dhe Sali Berisha
Analisti Eduard Zaloshnja pėrmes njė shkrimi tė publikuar nė Respublica.al ka analizuar ndryshimet e fundit nė qeveri nga ana e LSI-sė.

Mė poshtė ju ftojmė tė lexoni analizėn e Z. Zaloshnja:

Pavarėsht nga fjalitė e mėdha me fjalėn “integrim” nė pėrbėrje, qė janė thėnė e do tė thuhen pėr lėvizjet e fundit ministrore tė LSI-sė, shkaku i tyre duhet tė jetė politik. Pakėkush mund tė bindet se kalimi i njė studiuesi tė gjuhėve tė huaja (Haxhinasto) nga ministria e jashtme te e ekonomisė dhe zėvendėsimi i tij nga njė agronom (Panariti) do t’i japin njė impuls tė fortė integrimit tonė diplomatik dhe ekonomik nė BE.

Por cilat janė llogaritė politike qė e bėnė Metėn tė kryente kėtė rotacion tė ēuditshėm?

Pėrgjigjen mund ta gjejmė nė dy votimet e kryera nė Kuvend para zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. Nasip Naēi, Ministri i Ekonomisė, Tregėtisė dhe Energjitikės, ishte i vetmi deputet i LSI-sė qė u nda nga grupi i vet parlamentar nė votimin pėr anėtarin e KLD-sė dhe pėr ligjin mbi akcizat. Nė ato dy votime, tre deputetėt e tjerė tė LSI-sė nuk morėn pjesė nė votim, duke i bėrė shantazh tė hapur Berishės nė pokerin mes kėtij tė fundit dhe Metės pėr kandidaturėn e presidentit.

Dhe Nasip Naēo presupozohej tė ishte deputeti mė i besuar i Metės, meqė i ėshtė bashkuar mė herėt LSI-sė dhe ėshtė me origjinė po nga Skrapari. Ndėrsa dy deputetėt e tjerė, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, janė prurje tė vona nė LSI.

Me lėvizjet e fundit ministrore, duket se Meta dėnoi “pabesinė” e Naēos dhe shpėrbleu “besnikėrinė” e Tavos. Tė parin e hoqi nga posti i ministrit tė ekonomisė, tė dytin e bėri ministėr tė shėndetėsisė. Ndėrsa Lefter Koka duket se nuk ka pretendime pėr mė shumė se kryetar grupi parlamentar.
Shtuar më 23/06/2012, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)