Përrenjas, gjendet i vdekur turisti gjerman
Një shtetas gjerman është gjendur i pajetë mëngjesin e kësaj fundjave në parkingun e një hoteli, në periferi të qytetit të Përrenjasit. Viktima sipas burimeve zyrtare policore është një shtetas i huaj, i cili së bashku me dy të tjerë kishte mbërritur në Përrenjas mbrëmjen e të premtes dhe natën e kanë kaluar në një çadër të ngritur nga ata vetë, në shesh parkingun e Hotelit “Tirona” pranë një rezervuari.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se viktima ishte shtetasi gjerman Povel Benno 69 vjeç.

Vdekja e tij është konstatuar mëngjesin e të shtunës nga dy bashkëkombësit e tij gjermanë me të cilët 69-vjeçari po kalonte natën në të njëjtën çadër.

Dyshohet se vdekja e tij të ketë qenë natyrale, pasi i moshuari nuk ka patur shenja dhune apo plagë. Ndërkaq mësohet se edhe i ftohti që ka mbizotëruar natën e fundit në këtë zonë mund të ketë shkaktuar vdekjen e turistit të moshuar gjerman. Gjithsesi grupi hetimor do të zbardhë shkaqet që kanë shkaktuar vdekjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori