Përqafime mes njerëzish në Skrapar, Pipero kërkon ndjesë publike
"Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur..."

Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero ka kërkuar ndjesë publike pas ceremonisë që organizoi bashkia e Skraparit kur i dha çmimin “Qytetar Nderi”.

Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni dhe tha se duhet të ishte treguar më i kujdesshëm.

“Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm.

Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur.

Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur” , u shpreh mjeku Pipero.
Shtuar më 21/09/2020, ora 19:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori