Përplasjet për Kushtetuesen, Meta telefonon Palmer
Duket se Ilir Meta nuk po rri duarkryq për sa i përket kizës që ka zënë vendin.

Pas takimit me partitë që braktisën Kuvendin, dhe ish-Presidentët e vendit, Meta ka marrë një hap tjetër.

Mësohet se ditën e mërkurë ai ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer.

ABCNews bën me dije se në fokus të bisedimeve mes tyre kanë qenë përplasjet për emërimetGjykatën Kushtetuese dhe situata politike në Shqipëri si dhe betimi para presidentit të 8 porkurorëve të SPAK .

Ndërkohë edhe Ambasada Amerikane ka konfirmuar telefonatën e brendshme mes Metës dhe Palmer. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori