Përplasjet në Shkodër, shoqërohen me urgjencë në spital 7 protestues dhe 2 policë
Një situatë e tensionuar na paraqitet tashmë në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e përplasjeve me policinë kanë mbetur të plagosur disa persona. Një ndër ta është edhe kreu i sindikatave të pavarura Arben Cuka.

Për shkak të të lënduarve kanë ardhur disa auto-ambulanca ku disa prej tyre janë kthyre edhe bosh, për shkak se nuk kanë mundur të tejkalojnë kordonin e policisë.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë transportuar 9 të dëmtuar, 2 policë e 7 civilë.
Ndërkohë që nuk dihet nëse ka ende të lënduar të cilve nuk u është dhënë ndihma e parë.

Qytetarët vijojnë të protestojnë me thirrjet "Rama ik", ndërkohë që kryeministri nga ana tjetër vijon mitingun normalisht.
Shtuar më 20/06/2019, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori