Përplasje në KZAZ nr.2 në Shkodër, ndërhyn policia (VIDEO)



Janë shënuar tensione të forta paraditen e sotme në Shkodër, teksa është kërkuar që të lirohet KZAZ numër 2 në këtë qytet, pas dekretit të Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Në ambientet e jashtme të KZAZ-së kanë qenë të pranishëm sot dhe ish-deputetë të PD-së, të cilët janë përplasur me punonjësit e policisë.

Mësohet se godina në fjalë është pronë e Bashkisë, dhe se policia nuk i bindet ligjit, por vetëm urdhërave të Edi Ramës.

Më herët përmes një shkrese drejtuar policisë, Ademi i këronte policisë së shtetit që të ishte prezente në momentin kur do të largoheshin materialet zgjedhore të vendosura nëpër KZAZ-të ku ishte parashikuar që do të votohej për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Sipas kësaj kërkese, kjo pocedurë do të ndiqet në zbatim të dekretit të Presidentit lëshuar me datë 10 Qershor me të cilin ç’dekreton datën 30 Qershor si dastë zgjedhjesh, dhe që sipas saj, është botuar në fletorën e zytare.

Bashkitë e drejtuara nga opozita në bllok i kanë kërkuar KQZ-së që të zbatojë dekretin e presidentit Meta, dhe të lirohen ambientet e KZAZ-ve, kërkesë kjo që nuk është marrë parasysh derimë tani.
Shtuar më 17/06/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori