Përplasje në Kuvend, Ruçi i heq fjalën Bashës e ndërpret seancën
Pëlqej
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sot që të flas në një kohë më shumë se çfarë ishte parashikuar në Kuvend.

Kjo ka sjelë përplasje mes tij dhe Kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi i cili ka ndërprerë seancën.

Ruçi nuk e lejoi të fliste edhe njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta, ndërsa Basha vijon fjalën e tij dhe e transmeton live në Facebook.

Basha: Gojën e opozitës nuk e mbyllni dot as ti as Xhafaj dhe as Rama. Prandaj unë do vazhdojë deri në fund fjalën time. Dhe nëse ti më bllokon, unë do vijoj me mjetet që nuk i di as Sigurimi i Shtetit.

Ruçi: Nuk është në dorën time që të unë të ndërpres apo të lë të flasësh. Keni regjistruar 7 orë që flisni si opozitë. Kjo nuk është mbyllje goje por është zbatim i rregullave normale dhe parlament normal.

Por nëse ju doni të vijoni ritualin tuaj, për t’ia treguar Sofjes se këtu nuk ka vend normal, atë herë vazhdoni. Ulu lutem lëreni zotin Berisha që të flas se ai është i dyti pas jush. Ndërpritet seanca. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori