“Vetëm vendi ynë është i aftë të shkundë botën…”

Koreja e Veriut është ndër pak vende në botë që ka në dispozicion armë bërthamore në rast të një lufte të mundshme.

Vendi komunist krenohet se është në gjendje edhe t’i kundërvihet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast të një konflikti të mundshëm.

Tensionet ndërkombëtare janë rritur për shkak të një serie të fundit të testeve të raketave balistike të Koresë së Veriut, veprime të ndaluara prej kohësh nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Janari ishte një muaj rekord i testeve të tilla, me të paktën shtatë lëshime raketash.

“Sot në botë ka shumë vende që i binden verbërisht dhe të nënshtruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vetëm vendi ynë në këtë planet është i aftë të shkundë botën duke gjuajtur një raketë drejt SHBA-së ”, thuhet në një deklaratë.

“Ka më shumë se 200 vende në botë, por vetëm disa kanë bomba hidrogjeni, raketa balistike ndërkontinentale dhe raketa hipersonike”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

I pyetur për të komentuar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së përsëriti deklaratat e kaluara se nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të kthehet në bisedime, thirrje këto që janë injoruar vazhdimisht. Bisedimet për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kanë ngecur që nga viti 2019./albeu.com/