Përplasje me armë zjarri në Kavajë
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në mes të qytetit të Kavajës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit, ndërkohë që vendi i ngjarjes është rrethuar nga policia që ka nisur edhe hetimet.

"Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E.K., 48 vjeç; K.K., 21 vjeç dhe D.Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit Saimir Kurti. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në deklaratën e policisë. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori