Përplasje me armë në Vlorë, 5 të plagosur
UPDATE - Pesë të plagosur njëri prej të cilëve rëndë është bilanci i ngjarjes së rëndë që u regjistrua sonte rreth orës 19:20 në ambientet e një lokali në Selenicë të Vlorës.

Sipas informacioneve të para, pas një debati që ka degjeneruar në përplasje me armë, ështëplagosur rëndë 48-vjeçarin, Gjergji Bucaj dhe 4 persona të tjerë.

Dyshohet se Bucaj ka pasur një debat të ashpër me të afërmit e bashkëshortes së tij dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje me armë, duke sjellë plagosjen e pesë personave.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori