Një plagosje me armë
zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Tapizë të
Krujës.
Policia njofton se në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë
zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në
spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë
zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në
spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Shtuar më 04/11/2020,
ora 16:41