Përplasja për drogën në Kuvend, dalin tre "mbiemrat" e Taulantit
Sasia rekord e kokainës së kapur në Durrës, ka shkaktuar diskutime të ashpra ditën e sotme në parlament.

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka lidhje të drejtpërdrejtë me sasinë drogën e kapur, ndërsa në mungesë të Ramës ka reaguar Taulant Balla duke iu përgjigjur se në kohën kur Basha ishte ministër është kapur më pak drogë.

Më pas komentoi dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili tha se Taulanti veç mbiemrit Balla mund të ketë dhe disa mbiemra të tjerë.

"Taulant Gjura, sepse me pasaportë diplomatike, kaloi Fatos Gjurën një nga narkotrafikantët kryesorë të Librazhdit në Maqedoni
Taulant Hoxha, kësaj here jo pse këndonte këngë për Enverin. Sepse ishte ushtar i bindur i fisit Hoxha, njëri prej të cilëve u vra në zyra, ndërsa tjetri u ekstradua. Taulant trajneri, ai trajneri i i sportklubit të Librazhdit", tha Berisha. /albeu.com/


Shtuar më 05/03/2018, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori