DETAJET/ Përplasja për 600 euro, plumbi që mori në këmbë lë pasoja edhe tek kamarierja
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku iu bë atentat një familje shqiptare.

Edmond Llangozi, 53 vjeç, ndërroi jetë pasi mbrojti me trup dy djemtë e tij nga “Soni i Lezhës”, i cili i qëlloi pa mëshirë për 600 euro që i kishin marrë borxh.

Përveç të atit që ndërroi jetë në vend, dy djemtë e tij mbetën të plagosur në kokë, ndërsa kamarieria e lokalit mori një plumb në vithe.

Sipas mediave greke, plumbi 18-vjeçaren nuk goditi në një organ jetësor, megjithatë, dëmi që i ka bërë është tronditës.

Burime nga mjekët grekë, bëjnë me dije se 18-vjeçarja do të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës së saj me plumbin në këmbë.

Kjo pasi plumbi që ka marrë në vithen e majtë, nuk u jep hapësirë mjekëve për ta nxjerrë nga trupi.

Nëse këmbëngulin për ta hequr plumbin mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Ndërkohë Policia e Atikës, po përpiqet të gjejë autorin 54-vjeçar që ekzekutoi me gjakftohtësi babanë dhe plagosi dy djemtë dhe punonjësen e re.
Shtuar më 16/01/2021, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori