Përplasja mes autobuzave, nipi i shoferit: Iu drodhën këmbët nga sëmundja
Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ndodhi një aksident automobilistik mes dy autobuzave, atij të Kombinatit dhe atij të Institutit.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Piazzës” dhe si pasojë e përplasjes mbeten të plagosur disa udhëtarë që gjendeshin në autobusin e linjës së Institutit.

Sipas dëshmitarëve, ka qenë shoferi i autobusitKombinatit, ai që po ecte me shpejtësi dhe ka shkaktuar përplasjen e dy automjeteve.

Nipi i shoferitautobusit të linjës së Kombinatit ka sqaruar se daja i tij nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, por ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan JOQ.

Shoferi i autobusit te kombinatit qe u perplas dje eshte daja im. Nuk ka qen duke ec me shpejt, po i ka ra te fikt qe kur ka kalu semaforin te 15 kateshi.

Ka qen i semur gjith diten, shoferi ka qen nje dit me para pa qef. Ate diten e aksidentit ka ikur ne pune dhe mezi qendroja tha ne sendile, e shtyu dhe nje rrug edhe nje rruge i kane thene.

Ka qen rruga e 6 ne kthim, “se ndjeva veten mir" tha. "Qe te 15 kateshi mu drodhen kembet thash ta coj autobusin der te banka e ta mari shoferi tjeter. Sa kalova semaforin tha smbaj mend gje vtm perplasjen degjova". Ka qene pas ndjenja e ska ven kemben ne frena fare”- deklaroi nipi i shoferit. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2017, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori