Përplasja me Gjuzin, Ruçi: Ku shkon i veshur me xhinse
Deputeti konservator Kujtim Gjuzi në seancën e sotme plenare është paraqitur me një veshje jo fort të përshtatshme për parlament.

Ai "sulmoi" sërish kryetarin e Kuvendit që të mos e ndalojë që të bëjë replikë me kryeministrin Edi Rama. Gjuzi i kujtoi Ruçit rregulloren.

“Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar kuvendi. Kurrsesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lesh. Kujdes zoti kryetar”, tha Gjuzi.

Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i Gramoz Ruçit i cili i kërkoi Gjuzit tre gjëra. Një ndër to ishte që herë tjetër të jetë i veshur sipas rregulloresKuvendit.

“Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregulloresKuvendit”, tha Ruçi.


Shtuar më 17/10/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori