Përplasja me armë PS-LSI në Lezhë, policia: Asnjë i lënduar në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë gjatë proçesit të votimit.

Një përplasje mes PS-LSI ka shkaktuar përplasje me armë ku sipas raportimeve ka mbetur i plagosur një militant i LSI-së.

Burime zyrtare bëjnë me dije se njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 10:15 por ndryshe nga sa u raportua, në spital nuk ka mbërritur asnjë person i plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 25.06.2017, rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri.

Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Procesi i votimit vijon normalisht. /albeu.com/

Shtuar më 25/06/2017, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori