Përplasja me armë në Sarandë, lihet në burg autori i plagosjes
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Renald Cenajn i cili u arrestua pasi akuzohet për plagosje me armë zjarri të shtetasit Fisnik Musa.

Mësohet se ai akuzohet për “plagosje te rende me dashje”, “mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.

Cenaj dyshohet si autor i plagosjes me arme te 35-vjecarit Fisnik Musa, u largua nga vendi i ngjarjes dhe i kap me pas ne Fier.

Ne banesen e Cenajt u gjet edhe lende narkotike.

Ngjarja per te cilen akuzohet ndodhi disa dite me pare ne shetitoren e qytetit te Sarandes, ku pas nje shkembimi zjarri me 6 personash, 3 u plagosen.

Ne pranga perfundoi Renald Cenaj, ndersa jane ende ne kerkim A.Q dhe D.M. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori