Përplasja me armë në Korçë, vihen në pranga dy autorët
Policia e Korçës ka arrestuar personat e dyshuar për plagosjen e ndodhur ditën e djeshme.

Daniel Morava 43-vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në qytetin e Korçës, të cilët plagosën shtetasin Erion H., 37 vjeç, janë personat e rënë në pranga.

Ngjarja u regjistrua dje në rrugën “Floresha Myteveli”, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa shtetasit Daniel Morava iu gjet edhe arma e përdorur, në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë policia ka vënë nën arrest edhe shtetasin e plagosur, i cili momentalisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, pasi ky i fundit ka fshehur krimin. /albeu.com/



Shtuar më 29/07/2018, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori