Përplasja me armë mes policisë dhe Orgest Bilalit, reagon Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe Orgest Bilalit mbeti i plagosur ky i fundit dhe një kalimtare rasti.

Lleshaj thotë se Bilali është person me rekorde kriminale ndërsa pohon se ka bërë një vizitë tek kalimtarja që mbeti e plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Reagimi i plotë:

Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur,bashkë me drejtuesit e @PoliciaeShtetit e asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, me respekt takova punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë.
Shtuar më 10/04/2020, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori