Përplasja live nuse vjehërr që pati shikueshmëri rekord, për çfarë konfliktohen Natasha dhe Eglantina (FOTO LAJM)

Wshtë rikthyer tashmë debati publik mes Natashës dhe Eglantinës, e cila zë fill që prej lindjes së djalit, fryt i një martese të shkurtër mes kësaj të fundit dhe Armandos nga Saranda, djalit të Natashës.

Një vjehërr mjaft posesive, Natasha e akuzon Eglantinën se nuk di të kujdeset për djalin e vogël duke kërkuar kështu që pas divorcit të çiftit, fëmija të qendrojë me babain.

Gjykata vendos që fëmija të qendrojë me Eglantinën pasi Argentini ishte mjaft i vogël dhe kishte nevojë për nënën, raporton Albeu.com.

Megjithatë, Natasha nuk është mjaftuar me kaq. Ajo nuk ka lejuar për disa muaj ekzekutimin e vendimit të gjykatës duke mos ia dorëzuar djalin Eglantinës nga Kuçova.

Në fund, Eglantina e merr djalin, por tashmë Natasha është hedhur sërish në sulm duke shkuar tek emisioni "Me Zemër të Hapur", ku ka akuzuar babain e Eglantinës së sheh filma porno në sy të djalit dhe se e dhunon atë.

“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh. Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën.

Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit. Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra në emision, ndërsa Eglantina i mohoi të gjitha akuzat.

Si rrodhën gjërat pasi gjykata ia kaloi djalin Eglantinës

Eglantina e fitoi kujdestarinë edhe në Apel, pas Shkalles se Pare, 13 maj në Gjirokastër ne 2017.

Pak pas vendimit Egla i ka telefonuar ish-bashkëshortit për të shkuar ta merrte djalin, pasi në seancë ishte vetëm ish-vjehrra.

Por ajo është përballur me kërcënime, ndërsa ai është shprehur djalin nuk do ta sillte kurrë.

Pasi u hap me këtë kërcënim, Egla bëri një kallëzim për mosrespektim të vendimit te gjykates. Vetëm pas 2 ditësh djali iu dorëzua në polici nga babai.

Në datën 14 qershor vajzën nga Kuçova e kanë lajmëruar se ish-burri kishte bere denoncim sikur e ëma dhunonte djalin.

Pavarësisht pretendimit të tij, Gjykata rrezoi pretendimet e Armandos (ish-burrit) pasi nuk kishte asnjë provë.

Në datën 10.10.2017 kanë dërguar një letër në të gjitha institucionet ku thuhej se Egla nuk e lejon të takohet me fëmijën dhe djali është i dhunuar.

Kërcënimet telefonike i ka çuar në prokurori. Natasha pasi i ka kërcënuar nëne e bijë në 22 mars 2018 ka pretenduar se është fyer dhe dhunuar nga Egla dhe e ëma.

Egla ka fituar një urdhër mbrojtje 3 mujor, por Armando e ka thyer nuk e ka respektuar.

Sakaq, në 23 gusht paraqitet në polici vjehrra pas 23 ditësh që djali qëndronte me pushime tek ata, dhe thotë; pyeteni këtë fëmijë se ka një hall të madh. Të dy, nënë e bir kanë kërkuar me insistim që Egla të largohej bashkë me djalin nga banesa e babait. Por kjo e fundit nuk ka pranuar një kusht të tillë.
Shtuar më 10/09/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori