DETAJET/ Sot vranë njëri-tjetrin, dy viktimat në Kavajë ishin konfliktuar fizikisht 3 ditë më parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kavajë ditën e sotme, ku dy 43-vjeçarë kanë vrarë njëri-tjetrin pasi pas një konflikti.

Armand Gosa dhe Sali Rexha janë konfliktuar para 3 ditësh për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku janë konfrontuar edhe fizikisht, sipas gazetarit Igli elmeta.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Rexhës i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Ata janë konfliktuar fillimisht verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike, gjë qësolli përdorimin e armëve të cilat i morën jetën të dyve. Gosa qëlloi me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit qëlloi me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Mësohet se të dy e kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile, teksa Gosa dyshohet se ka pasur precedentë të mëparshëm penalë. /albeu.com


Shtuar 29.03.2023 21:15