Përplasja e bandave në Lushnje, policia në gjurmët e atentatorit të 3-të
Pëlqej
Vazhdojnë hetimet në lidhje me atentatin në Vlorë ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën dy të tjerë.

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona, në mesin e të cilëve është edhe Julian Sula, emër i njohur për blutë pasi ka qenë disa herë i dënuar për krime të ndryshme.

Megjithatë për momentin ndaj tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ai mund të ketë qenë personi i tretë që marrin pjesë në ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.

30 persona të tjerë, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici.

Një nga këtë dëshmitarë ka njohur si autor të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të shpallur në kërkim tashmë, raporton “Tvklan”.

Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi”në vitin 2009. /albeu.com/




Shtuar më 13/10/2017, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori