Përplasja e 2 automjeteve, shkakton 5 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:09, në aksin Prishtinë-Podujevë saktësisht në fshatin Gllamnik.

Si pasojë e aksidentit, ku janë përfshirë 2 automjete, 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është komunikuar edhe nga Policia, ku shkruan:

Sot, më 23.01.2021 rreth orës 17:09, policia ka pranuar një informatë për një akasident trafiku me lendime në magjistralen Prishtinë-Podujevë (fshati Gllamnik).

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona. Njësitet policore janë marrë me aksidentin".
Shtuar më 23/01/2021, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori