E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Përplasja bashki-qeveri për transportin falas për invalidët
Bashkia e Tiranës e ka cilësuar akt të turpshëm të qeverisë, privimin e transportit falas për invalidët, duke shtuar se Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.

“Në ligjin e ndryshuar nga qeveria, “Për transportet rrugore” është përcaktuar qartë se: “Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave”. Ligjii i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa te reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Më tej shtohet se në marrëdhëniet kontraktuale mes Bashkisë së Tiranës dhe operatorëve të transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen menjëherë ne këto kontrata, ku Bashkia e Tiranës është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori