Përplasi për vdekje shqiptarin, italiania rrëfen çastet e fundit të tragjedisë
Detaje të reja janë bërë të ditura nga ngjarja e rëndë në Itali ku një 44-vjeçar humbi jetën.

Donatella Chiari ka rrëfyer mbi ngjarjen e rëndë ku ajo ishte autore. Sipas saj ata kishin një marrëdhënia miqësore e cila kurrë nuk kaloi një një lidhje të mirëfilltë sentimentale.

Sipas 44 – vjeçares, ata ishin thjeshtë miq, asgjë më shumë, ndërsa bën të ditur se marrëdhëniet mes tyre kishin nisur krejt rastësisht. Ajo është shprehur në një zënkë ku ishte përfshirë edhe Bashmeta. Bëhet e ditur se në atë kohë, Donatella punonte si agjente e policisë lokale në Chiari.

Mediat Italiane bëjnë të ditur se ajo ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë dhe ndërkohë po bashkëjetonte me një person, ndërsa Bashmeta sipas ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
43 – vjeçare nga qyteti i Kavajës punonte si marangoz.

Në vendin fqinj ai ka shkuar në vitin 1995, kishte qëndruar disa muaj në Lecce e më pas ishte transferuar në provincën e Brescias për të punuar. Kjo nuk është tragjedia e parë në familjen Bashmeta, pasi në 2012 -ën ai kishte humbur vëllain, Shërbet Bashmeta, i aksidentuar për vdekje në punë, në kantierin BreBeMi, në Calcio, shkruan Panorama.

Që nga koha që ishin njohur, ata kishin patur një marrëdhënie që vazhdonte, por jo sentimentale, një gjë të cilën shqiptari siç duket nuk mund ta pranonte. Gjatë muajve të fundit, situata u përshkallëzua.

Ai nisi ta kërcënonte, e telefononte gjatë gjithë kohës, çdo ditë. Përballë kësaj situate, ajo iu drejtua karabinierëve për ndihmë, për të disatën herë, megjithatë gruaja mësohet se nuk e kishte formatizuar denoncimin.

Mëngjesin e së hënës, Agron Bashmeta shkoi jashtë punës ku punonte Donatella dhe i armatosur me thikë e kërcënoi dhe e sulmoi. Në përpjekje për të shpëtuar, ajo u fut në makinë, por ai nuk u dorëzua dhe u kap në pjesën e pasqyrës. E frikësuar gruaja i dha makinës mbrapa, duke e përplasur atë për vdekje. /albeu.com/



Shtuar më 20/06/2017, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori