Policia e
Vlorës ka arrestuar jë 19-
vjeçar, pas aksidentit që i mori jetën efektivit të Policisë Nuri Malaj, ngjarje e ndodhur kjo dy ditë më parë.
I riu me inicialet A.V ishte në drejtimin e mjetit BMW, i cili u përplas fort me mjetin e Malajt, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë
shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar
automjetin e markës “BMW” është përplasur me
automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”,
shtetasi N. M., 53 vjeç.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së
Vlorës sa i takon arrestimit të të riut.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 09:55