Përplasi për vdekje një person në Prizren por lirohet shtetasi i Shqipërisë
Dje, në orën 05:05, raportohet të ketë ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në autostradën Vërmicë-Prizren, ndërsa Policia ka arrestuar të dyshuarin, shoferin shtetas të Shqipërisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë , pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën në autostradë, ka goditur një këmbësor viktimën mashkull K/Shqiptar, i cili supozohet se ishte duke kaluar rrugën. Në vend të ngjarjes ka dal njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjer i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Shtuar më 05/09/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori