Përplasi për vdekje kalimtarin, deputeti kërkoi të shkonte në varrim
Pëlqej
Deputeti Aqif Rakipi pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aksin Tiranë-Durrës, ka dashur që të marrë pjesë në varrimin e 53-vjeçarit që mbeti i vdekur nga përplasja me makinën e tij.

Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit që të shkojë në ceremoninë e varrimit.

Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës. Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje, shkruan Panorama.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij.

Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2017, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori