Përplasi për vdekje 53-vjeçarin, reagon deputeti: S’më shqetëson…
Pëlqej
Ditën e djeshme deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Aqif Rakipi u përfshi në një aksident të rëndë ku humbi jetën një tregtar 53-vjeçar.

Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë ai u la I lirë nga Prokuroria pasi sipas hetimeve deputeti nuk kishte faj në vdekjen e 53-vjeçarit.

Ditën e sotme ai ka reaguar në lidhje me lajmet dhe deklaratat rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi – thotë Rakipi për TiranaPost.

Deklarata e Rakipit

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur.
Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.

Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj.

Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja.

As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.

E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë.

Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori