Përplasi për vdekje 53-vjeçarin, lihet i lirë Aqif Rakipi
Pëlqej
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi do të hetohet në gjendje të lirë për aksidentin me pasojë vrasjen e një 53-vjeçari.

Mësohet se me urdhër të prokurorisë, deputeti është lënë i lirë ndërsa hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjen.

Aqif Rakipi në orët e para të mëngjesit përplasi për vdekje një 53-vjeçar i cili po kalonte rrugën në momentin e përplasjes.

Nga dëshmitë e deputetit mësohet se ai është shprehur se ka qënë kalimtari ai që i ka dalë përpara makinës, ndërkohë nga testi i alkolit rezulton që Rakipi nuk ka konsumuar aspak pije alkolike. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori