Përplasi për vdekje 11 vjeçarin: Nuk mbaj mend ç'ka ndodhur
“Arrest me burg”, ka qënë masa e sigurisë nga Gjykata e Tiranës dhënë ndaj 26-vjeçares Uarda Çota, e cila shkaktoi aksidentin ku humbi jetën djali 11-vjeçar i ish-zv.Ministrit të Brendshëm Avenir Peka. Ajo është shprehur se nuk mbante mënd çfarë kishte ndodhur, teksa ishte kthyer nga një feste mes miqsh jashtë Tirane.

Çota ka dalë e vetme para gjykatës ku ka shprehur keqardhje për aksidentin dhe është shprehur se në ato pak çaste, nuk ishte në gjendje të kujtojë se çka ndodhur. Nga hetimet paraprake të policisë, ajo ka rezultuar si përgjegjëse për tejkalim shpejtësie, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe e dehur gjatë drejtimit të mjetit Mercedez Benz.

Akuza janë hedhur edhe mbi firmën e cila kryente punimet. Të arrestuar në lidhje me aksidentin janë Ylber Koçi, specialist teknik në kompaninë Triss që kryen punimet në aksin ku u përplasen dy mjetet, Ismajl Ahmeti, administrator dhe zbatues i Triss, Shpëtim Emiri, drejtues teknik i punimeve si dhe Gëzim Bimbli, administrator dhe drejtues teknik i firmës “Albegis & Co”.

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tyre, për mos respektim të kushteve të sigurisë. Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Tiranës sqaron se hetimet pritet të mbyllen brenda 15 janarit.

Në gjykatë do të dorëzohen dy kërkesa për gjykim, një ndaj shoferes Çota dhe një ndaj katër drejtuesve të firmave që po kryenin punimet në aksin rrugor pranë Komunës së Parisit në Unazën e Re. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori